FOTO/ Aksident i rëndë te Ura e Milotit, zbardhen detajet e para, ja sa të plagosur dhe shkaku

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë – Laç, në vendin e quajtur ura e Milotit, ku janë aksidentuar dy automjete.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të urës së Milotit, duke bërë që dy prej të plagosurve të dërgohen në gjendje të rëndë drejt Tiranës, ndërsa 3 të tjerë për në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të ofruar ndihmën e shpejtë.

Ndërkohë, po hetohet edhe për shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit rrugor. Kushtet e rënduara të motit mund të jenë një nga shkaqet

Leave A Comment