Meta uron Krishtlindjen: Të ndihmojmë ata që kanë nevojë, të rikthejmë shpresën dhe besimin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u ka uruar të gjithë të krishterëve shqiptarë, gëzuar festën e Krishtlindjes.

Ne mesazhin e tij Meta shkruan që kjo festë e bukur të jetë një bekim për mbarë kombin shqiptar. Ndërsa thekson se është momenti që secili nga ne të kthejë sytë nga ata që kanë më shumë nevojë, për të rikthyer shpresën dhe besimin.

Të dashur miq,

Në vigjilje të Ditës së Bekuar të lindjes së shpresës e gëzimit, mirësisë, solidaritetit e humanizmit, Ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!

Uroj që kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera sa hyjnore, aq dhe njerëzore dhe që bashkon familjen e shoqërinë tonë me paqen, harmoninë e mirëkuptimin, të sjellë më shumë mbarësi, dashuri, lumturi, begati dhe drejtësi sociale.

Në këtë Ditë të Shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët, për t’u dhënë atyre më shumë shpresë, besim dhe gëzim.

Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjen!

Leave A Comment